COVID-19, Irlanda lehtëson masat kufizuese

Irlanda lehtësoi sot disa masa lidhur me pandeminë e koronavirusit pas disa muajve kufizimesh duke lejuar lëvizjet brenda vendit dhe rihapjen e tregjeve jo thelbësore.

Përballur me një valë kontaminimesh atribuar variantit të koronavirusit të shfaqur në Britaninë e Madhe, ky vend prej pesë milionë banorësh u kufizua për herë të tretë pas Krishtlindjeve.

Kufizimet u lehtësuar kryesisht në mes të prillit, veçanërisht duke mundësuar rihapjen e shkollave, por shumica e masave nuk ishin hequr.

Që prej sot, lëvizjet brenda vendit që deri tani ishin të ndaluara, janë autorizuar përsëri.

Muzetë, bibliotekat dhe vendet e tjera kulturore janë rihapur për publikun dhe parukeritë shërbimet personale dhe bizneset e tjera jo thelbësore mund të pranojnë klientë, por vetëm me takim.//ATSH

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *