COVID-19, Islanda hap portat për udhëtarët e vaksinuar

Islanda do të lejojë hyrjet në vend që prej së enjtes pa kontrolle për të gjithë udhëtarët që prezantojnë një certifikatë vaksinimi kundër COVID-19, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.

“Kjo masë tashmë në fuqi që prej 20 janarit për vizitorët e ardhur nga zona europiane e qarkullimit të lirë Schengen, ku bën pjesë dhe Islanda, edhe pse nuk është anëtare e Bashkimit Europian, do të shtrihet tashmë për të gjithë hyrësit pavarësisht nga origjina”, theksoi ministria në një deklaratë.

Pranohen certifikatat e vaksinimit të lëshuara nga vendet e Shengenit ose ato të lëshuara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) me emrin “kartoni i verdhë”.

“Njerëzit me certifikata të tilla nuk kanë nevojë të testohen ose t’i nështrohen karantinës, apo të paraqesin një test negativ PCR gjatë kontrolleve ndërkufitare”, theksoi qeveria.

Të gjithë udhëtarët që gjithashtu mund të provojnë një infeksion të përfunduar nga Covid-19 me një test pozitiv prej më shumë se 14 ditësh gjithashtu do t’i shpëtojnë kufizimeve të hyrjes, siç ka qenë rasti që nga dhjetori për udhëtarët nga zona Shengen.

Islanda bëhet kështu një nga kombet e para europiane që hap kufijtë e jashtëm Shengen për shtetasit e vendeve të treta.

Qipro, nga ana e saj, njoftoi në fillim të marsit synimin e saj për të lejuar britanikët e vaksinuar kundër COVID-19 të hyjnë në vend pa karantinë nga 1 maji.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *