COVID-19, Italia planifikon administrimin e dozës përforcuese të vaksinave

Italia do të nisë administrimin e dozës përforcuese të vaksinave kundër COVID-19 për grupet e cënueshme, të tilla si ata me sistem imunitar të dobët, duke filluar nga fundi i këtij muaji, njoftoi sot qeveria.

“Fushata e vaksinimit në Itali është në rrugën e duhur, kemi arritur imunizimin e 70 për qind të popullsisë së moshës 12 vjeç e lart”, tha kryeministri Mario Draghi ndërsa njoftoi nismën.

“Deri në fund të shtatorit, numri i personave të mbrojtur plotësisht duhet të jetë rreth 80 për qind”, shtoi ai.

Bashkimi Evropian në tërësi e arriti objektivin e tij fillestar për vaksinime masive kundër COVID-19 në fillim të kësaj jave, me 70 për qind të të rriturve të vaksinuar plotësisht.

Ashtu si Italia, shumë shtete anëtare janë duke u përgatitur për të ofruar dozat përforcuese të vaksinave antiCOVID-19.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *