COVID-19, Kamboxhia do të vaksinojë fëmijët nga 3-5 vjeç

Kamboxhia do të fillojë vaksinimin e fëmijëve nga tre deri në pesë vjeç në mes të një rritjeje të rasteve ditore të variantit Omicron të COVID-19, tha kryeministri Samdech Techo Hun Sen.

Në një mesazh audio të lëshuar publikisht, Hun Sen tha se që kur Omicron goditi vendin në mes të dhjetorit të vitit të kaluar, mbi 20 përqind e të infektuarve kanë qenë fëmijë të moshës pesë vjeç ose më të vegjël.

Ai tha se edhe nipi i tij i 21-të, më pak se dy vjeç, ishte infektuar gjithashtu me variantin Omicron.

“Pra, është e nevojshme të vaksinohen fëmijët nga tre deri në pesë vjeç për t’i mbrojtur ata nga varianti Omicron”, tha ai.

Përafërsisht 700,000 fëmijë janë në këtë grupmoshë në të gjithë vendin, duke shtuar se vaksinat jo vetëm që zvogëlojnë mundësinë e infektimit, por gjithashtu ndihmojnë në zbutjen e ashpërsisë së sëmundjes në rast se një person infektohet u shpreh Samdech Techo Hun Sen.

Hun Sen këshilloi autoritetet shëndetësore në mbarë vendin që t’u ofrojnë vaksina fëmijëve sa më shpejt të jetë e mundur dhe u kërkoi prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që t’i sjellin fëmijët e tyre për vaksinat në vendet e tyre më të afërta të vaksinimit.

Vendi regjistroi 444 raste të reja me COVID-19 të enjten, 14 prej të cilave u importuan dhe të gjitha u konfirmuan se ishin varianti Omicron.

Asnjë vdekje e re nuk është raportuar për 44 ditë rresht, tha ministria e shëndetësisë, duke shtuar se që nga fillimi i pandemisë në janar 2020, Kamboxhia ka regjistruar 124,787 raste COVID-19, 119,633 shërime dhe 3,015 vdekje.

Deri më sot, Kamboxhia ka administruar të paktën një dozë të vaksinave kundër COVID-19 për 14.38 milionë njerëz të moshës pesë vjeç e lart, ose 89.9 përqind e popullsisë së saj prej 16 milionë, tha ministria, duke shtuar se prej tyre, 13.8 milionë ose 86.3 përqind e gjithë popullatës, janë vaksinuar plotësisht me dy injeksione të nevojshme.

Shumica e vaksinave të përdorura në fushatën e vaksinimit janë Sinovac dhe Sinopharm e Kinës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.