COVID-19, Kievi në bllokim trejavor mes rritjes së mprehtë të rasteve

Kryeqyteti ukrainas ka vendosur një bllokim trejavor për shkak të një rritje të mprehtë të rasteve COVID-19.

“Pa e tepruar, situata e përhapjes së virusit është kërcënuese”, tha kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko.

“Në qytetin me tre milionë banorë, më shumë se 70 % e shtretërve spitalorë të caktuar për pacientët COVID-19 janë zënë tashmë”, shtoi ai.

Nga e shtuna e ardhshme, të gjithë teatrot, kinematë, muzetë dhe qendrat tregtare do të mbyllen, ndërsa do të qëndrojnë hapur ushqimoret dhe farmacitë.

Kopshtet dhe transporti public, gjithashtu, nuk preken nga mbyllja.

Studentët pritet të studiojnë në shtëpi.

Që nga shpërthimi i pandemisë një vit më parë, më shumë se 1,5 milionë infektime COVID-19 janë regjistruar zyrtarisht në Ukrainë dhe më shumë se 29 000 persona kanë vdekur nga virusi.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *