COVID-19, Kina bllokon metropolin Xiamen pas shpërthimit të variantit Delta

Një shpërthim i ri i variantit shumë infektiv Delta të koronavirusit ka rezultuar në vendosjen e kufizimeve të gjera ndaj qytetarëve në Kinën Juglindore.

Autoritetet në metropolin bregdetar të Xiamenit, provinca Fujian, u thanë sot 4,3 milionë banorëve që të mos largoheshin nga qyteti, pas anulimit të veprimtarive kryesore, mbylljes së shkollave, restoranteve dhe qendrave tregtare.

Masat erdhën pasi 32 raste të reja të koronavirusit u zbuluan në qytet të hënën, duke e çuar numrin e infeksioneve në provincën Fujian në më shumë se 100 që nga java e kaluar.

Përhapja aktuale filloi në qytetin Putian, në veri të Xiamenit.

Një burrë besohet se e ka sjellë virusin në Putian pas një vizite në Singapor.

Qeveria kineze po ndjek strategjinë zero Covid-19.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *