Covid-19/Kina forcon përgjigjen kundër rikthimit të epidemisë

Në mes të një situatë serioze dhe të ndërlikuar, kryeqyteti kinez po shtrëngon kufizimet e tij shëndetësore, ndërsa po përballet me një rikthim epidemik të COVID-19, 100 ditë nga Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit.

Qyteti perandorak, që organizoi Lojërat Verore në 2008, do të bëhet qyteti i parë në botë, shkurtin e ardhshëm, që do të presë gjithashtu edhe Lojërat Olimpike Dimërore.

Në këtë kontekst, autoritetet, që aplikojnë një politikë të tolerancës zero për rastin më të vogël të COVID-19, kanë ndërmarrë hapa të mëdha për të zhdukur një shpërthim epidemik, për momentin shumë të kufizuar, me më pak se 300 raste.

Megjithatë, 14 nga 30 provinca janë prekur nga infeksionet dhe virusi arriti në Pekin dhjetë ditë më parë.

Edhe pse këto shifra mund të duken të parëndësishme në krahasim me ato që regjistrohen çdo ditë në pjesë të tjera të botës, po i shtyjnë autoritetet të dyfishojnë vigjilencën e tyre në prag të Lojërave Olimpike Dimërore, që fillojnë më 4 shkurt.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *