COVID-19, Kina zgjeron grupmoshën për vaksinimin edhe për mbi 60-vjeçarët

Kina ka zgjeruar grupmoshën e popullsisë të synuar për vaksinimin kundër COVID-19 për të përfshirë personat e moshës 60 vjeç e lart, njoftoi Komisioni Kombëtar kinez i Shëndetësisë.

“Personat e moshës 18 vjeç e lart janë të përfshirë në programin aktual të vaksinimit”, shkruhet në një dokument mbi vaksinimin COVID-19 të lëshuar nga Komisioni në faqen e tij zyrtare.

Sipas këtij dokumenti, tani rekomandohet që edhe personat e moshës mbi 60 vjeç të vaksinohen, pasi rrezikojnë të kenë simptoma të rënda dhe vdekje nëse infektohen me COVID-19.

Këtë muaj, edhe Pekini dhe Shangai filluan zyrtarisht vaksinimin e mbi 60-vjeçarëve, sipas ”South China Morning Post”, që shton se deri në qershor Kina kërkon të vaksinojë 40% të popullsisë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *