COVID-19, Kroacia forcon rregullat për shkak të rritjes së infeksioneve

Kroacia ka forcuar rregullat për punonjësit në sektorin e kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve sociale për shkak të rritjes së infeksioneve.

”Nga e hëna, të gjithë punonjësit në këta sektorë do të duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar ose kuruar nga Covid-19, kur hyjnë në zyrat e tyre”, urdhëroi Drejtoria e Mbrojtjes Civile.

”Kushdo që nuk është në gjendje të sigurojë këtë dëshmi duhet të testohet për koronavirus dy herë brenda shtatë ditëve”, thuhet në rregulloren e re.

Rregullat zbatohen gjithashtu për pacientët që vizitojnë spitalet, qendrat e pritjes ose zyrat e mjekëve, ndërsa rastet emergjente përjashtohen.

Infeksionet me koronavirus po rriten në Kroaci.

Javën e fundit, 192,6 infeksione të reja janë regjistruar për 100 000 banorë.

Kroacia, një destinacion turistik në Adriatik, ka mbetur prapa kur bëhet fjalë për vaksinimet.

Vetëm 42% e popullsisë është plotësisht e vaksinuar.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *