COVID-19/ Kujdesi intensiv në Francë i zënë në 80 %

Situata në Francë është e tensionuar dhe shqetësuese, ndërsa pacientët Covid kanë zënë 4 000 nga 6 000 shtretërit e reanimacionit në të gjithë Francën ose 80% të kujdesit intensiv, deklaroi ministri francez i Shëndetësisë, Olivier Véran, duke theksuar se situata është e destinuar të përkeqësohet në javët e ardhshme.

“Ile-de-France, rajoni i Parisit është një shqetësim i veçantë dhe, sidomos, në lidhje me pranimet në reanimacion”, shtoi ministri.

“Situata është e tensionuar dhe variantet, që sot përfaqësojnë 67% të rasteve në Francë, janë përgjegjëse për rastet më të rënda, si edhe për numrin më të madh të infektimeve”, vuri në dukje Véran, duke dhënë një shpjegim për rritjen e pacientëve në terapitë intensive.

Ai tha se nuk dihet kur do të jetë kulmi i kësaj vale, por nëse situata do të bëhet e pakontrollueshme, qeveria do të detyrohet të marrë masa më të rrepta për të shpëtuar jetë.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *