COVID-19, Lituania rivendos mbajtjen e maskave në ambiente të mbyllura

Lituania po rivendos përdorimin e detyrueshëm të maskës së fytyrës në ambiente të mbyllura që nga 1 tetori për shkak të rritjes së infeksioneve koronavirus.

Edhe njerëzit që kanë një certificate vaksinimi do të duhet të mbajnë maska.

Institucionet dhe kompanitë shtetërore gjithashtu u këshilluan që t’i ktheheshin punës me kohë të plotë ose të pjesshme në distancë.

Infeksionet me koronavirus janë rritur ndjeshëm javët e fundit.

Sipas informacioneve zyrtare, 656,3 infeksione të reja për 100 000 banorë janë regjistruar në dy javët e fundit.

Një total prej 67,8 për qind e 2.9 milionë banorëve të vendit baltik aktualisht janë të vaksinuar ose janë shëruar nga Covid-19.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *