Covid-19, Macron: Rinovimi i “Green pass” për ata mbi 65 vjeç vetëm nëse marrin dozën e tretë. Pandemia s’ka mbaruar, nuk ka lehtësim masash

“Nga data 15 dhjetor në Francë, vlefshmëria e “Green pass” (leja e gjelbër për të vaksinuarit) për ata mbi 65 vjeç do të jetë e kushtëzuar me dozën e tretë të vaksinës kundër Covid”.

Kështu deklaroi Presidenti francez Emmanuel Macron në një dalje të drejtpërdrejt në TV nga pallati i Elysee. “Pandemia nuk ka mbaruar ende – tha ai – ne do të duhet të jetojmë me virusin dhe variantet e tij derisa popullata botërore të vaksinohet”.

“U bëj thirrje gjashtë milionë njerëzve që nuk janë vaksinuar ende. Ju lutemi vaksinohuni, për të mbrojtur veten dhe të tjerët”, tha presidenti francez duke iu drejtuar kombit. “Të jesh i lirë – shtoi ai – nënkupton të jesh i përgjegjshëm dhe solidar. Kam besim tek ju. Kemi arritur një rezultat të jashtëzakonshëm, kemi arritur të vaksinojmë 51 milionë njerëz”.

Nga dhjetori doza e tretë për mbi 50 vjeç
Me synimin për të “përshpejtuar” fushatën e vaksinimit për më të rrezikuarit, “duke nisur nga 15 dhjetori – njoftoi presidenti duke iu drejtuar grupit të më të moshuarve – do duhet të tregoni se e keni bërë dozën e tretë për të zgjatur vlefshmërinë e ‘green pass’”. Në të njëjtën kohë, të gjithë mbi të 50-at do të mund të marrin dozën e tretë duke filluar nga muaji i ardhshëm.

“Çdo lehtësim i rregullave shtyhet”
“Më shumë se 80% e personave në terapi intensive janë mbi 50 vjeç”, kujtoi presidenti francez, duke rezervuar një pjesë të fjalimit të tij për problemin e të pavaksinuarve: “Një person i imunizuar ka 11 herë më pak mundësi për t’u gjetur në spital në gjendje të rëndë. Miliarda njerëz tashmë i kanë bërë këto injeksione, vaksinohen që të mund të jetojnë normalisht”. Kujdes, maska ​​në shkollë, masa mbrojtëse, gjithçka duhet të vazhdojë si deri më tani, “çdo lehtësim i rregullave shtyhet”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *