COVID-19, mbi 150 milionë raste në botë

Numri i rasteve të koronavirusit të ri (COVID-19) në mbarë botën ka arritur në mbi 150 milionë, sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë.

Sipas faqes së internetit “Worldometer”, e cila përpilon të dhënat në lidhje me pandeminë, deri më tani në mbarë botën janë regjistruar gjithsej 150 034 213 raste me COVID-19.

Numri më i madh i të rasteve deri më tani është regjistruar në SHBA, me gjithsej 32 957 255 raste.

Pas SHBA-së renditen India 18 368 096, Brazili me 14 446 541 raste, Franca 5 565 852, Rusia 4 787 273, Turqia 4 751 026, Britania e Madhe 4 411 797, Italia 3 994 894, Spanja 3 504 799, Gjermania 3 351 474, Argjentina 2 905 172, Kolumbia 2 804 881, Polonia 2 776 927, Irani 2 459 906, Meksika 2 333 126, Ukraina 2 047 838, Peruja 1 775 062, Indonezia 1 657 035, Çekia 1 626 033, Afrika e Jugut 1 577 200, Holanda 1 481 323 dhe Kili 1 184 271 raste.

Deri më tani, në të gjithë botën nga COVID-19 kanë humbur jetën 3 158 322 persona, ndërsa 127 546 239 janë shëruar duke mposhtur virusin.

Aktualisht, në botë ka 19 329 652 të prekur nga COVID-19 që ndodhen në trajtim.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *