COVID-19, Ministria e Shëndetësisë në Britani e konfirmon: Më 19 korrik hiqen masat kufizuese!

Ministria e Shëndetësisë në Britaninë e Madhe, ka paralajmëruar heqjen e kufizimeve të COVID-19 më 19 korrik.

Lajmi është bërë i ditur nga ministri i ri i Shëndetësisë, Sajid Javid.

“Argumenti ekonomik për hapjen e vendit tashmë dihet, por për mua argumentet shëndetësore janë po aq urgjente”, tha Javid.
Nga 19 korriku, britanikët e vaksinuar me dy doza do jenë në gjendje të udhëtojnë drejt vendeve të listës së verdhë, pra në gjithë vendet e Evropës pa qenë nevoja të karantinohen në kthim për dhjetë ditë, siç është momentalisht.

Mbajtja e maskave do të jetë mbi baza vullnetare, përfshirë edhe transportin publik me përjashtim të spitaleve dhe qendrave shëndetësore.
Ndërkohë, shkollat nuk do të mbyllen edhe nëse ndonjë fëmijë do rezultojë i infektuar me COVID-19.

Sakaq, restorantet, kafenetë dhe dyqanet nuk do u kërkojnë më klientëve të ofrojnë të dhënat e tyre personale dhe të regjistrohen kur i frekuentojnë ato.

Qeveria britanike do t’i shqyrtojë masat javën e ardhshme dhe mendohet se më 12 korrik, një dite pas finales se “Euro 2020” që do të zhvillohet në Uembli, ato do të bëhen publike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *