COVID-19 në Francë, mbi 102 mijë të infektuar dhe 298 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Franca ka regjistruar gjatë 24 orëve të fundit 102 mijë raste të reja me COVID-19. Sipas të dhënave nga Agjencia e Shëndetit Publik, mbi 102.144 raste të reja janë regjistruar në 24 orët e fundit. Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me COVID-in 298 persona.

Në spitale vazhdojnë trajtimin 25.776 persona, prej të cilëve 3.913 në kujdesin intensiv.

Drejtoresha e Shëndetit Publik, Genevieve Chene deklaroi se është shumë herët të thuhet se pandemia ka përfunduar.

Ajo theksoi se vazhdon rritja e numrit të rasteve me COVID-19. Sipas saj, duhet të vazhdohet të tregohen të kujdesshëm dhe se numri i personave që trajtohen në spitale mund të rritet.
Chene shtoi se është e nevojshme të priten ditët e ardhshme për të bërë një vlerësim lidhur me ecurinë e pandemisë.

Ndërkohë në Paris vendosja e maskave në ambiente të hapura është bërë sërish e detyrueshme. Në një deklaratë nga Drejtoria e policisë së

Parisit thuhet se në kuadër të udhëzimit të qeverisë tashmë është bërë e detyrueshme vendosja e maskave në tregjet në qytet, në vendet ku ndodhen mbi 10 persona dhe në vendet ku priten mjetet e transportit publik, përreth shkollave, universiteteve, vendeve të adhurimit dhe qendrave tregtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.