COVID-19 në Gjermani, shënohet shifra më e lartë e infektimeve që prej fillimit të pandemisë, ja çfarë thonë autoritetet

Gjermania ka tjekaluar shifrën e 100 mijë rasteve ditore me koronavirus. Kjo ka ndodhur për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, e autoritetet thonë se kjo ka ardhur si pasojë e përhapjes së variantit Omicron në vend.

Sipas mediave të huaja, shifrat e së mërkurës nga Instituti Robert Koch (RKI), agjencia kombëtare e kontrollit të sëmundjeve, treguan se 112,323 raste ishin regjistruar në 24 orë.
Të premten, shifrat ditore kaluan shifrën 90,000 për herë të parë, dhe një javë më parë u zbuluan
80,430 raste të reja.

Incidenca shtatëditore e infeksioneve për 100,000 njerëz ishte 584.4 të mërkurën, krahasuar me 553.2 një ditë më parë dhe 407.5 një javë më parë.
Kreu i RKI, Lothar Ëieler, foli kohët e fundit për një “fazë të re” të pandemisë ndërsa infeksionet rriten.

Aktualisht, relativisht pak njerëz të moshuar, të cilët janë veçanërisht të ndjeshëm ndaj rasteve të rënda të Covid-19, janë të infektuar.
Ndërsa incidenca në mesin e moshave 5 deri në 14 vjeç tani është rreth dhjetë herë më e lartë se tek njerëzit e moshuar dhe është dyfishuar brenda një jave.

Vdekjet duket se janë në një prirje rënëse: në të gjithë Gjermaninë, 239 vdekje me ose nga Covid-19 u regjistruan në periudhën e fundit 24-orëshe, krahasuar me 384 një javë më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.