
Mediat italiane bëjnë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23.987 persona të infektuar me COVID-19.
Gjithashtu raportohet se fatkeqësisht nuk e kanë fituar betejën me virusin 457 qytetarë, duke e çuar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të pandemisë në 107.256 persona.
Autoritetet shëndetësore njoftojnë se në të gjitha spitalet e territorit Italian, ndodhen 3.628 persona në njësinë e kujdesit intensive. Po ashtu bëhet e ditur se në të gjithë spitalet, aktualisht janë të shtruar 28.472 pacientë.
Sa i përket rajoneve, ai i Lombardisë është më i prekuri me 5.077 raste të reja dhe 100 vdekje, i ndjekur nga rajoni i Emilia-Romagna me 2.391 të infektuar, i Puglias me 2.162 dhe Pinemonte 2.117.
(BalkanWeb)
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al