COVID-19 në Itali, 24 viktima dhe 907 infektime gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë në Itali, ka publikuar të dhënat e fundit e ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit, në vendin fqinj, janë regjistruar 907 të infektuar me virusin.

Nga ana tjetër, për fat të keq, nuk e kanë fituar betejën me virusin 24 qytetarë, duke e çuar këtë numër që prej fillimit të pandemisë në 127.704 persona.

Sipas mediave italiane, numri i pacientëve të shtruar në njësitë e kujdesit intensiv ka rënë ndjeshëm, e po ashtu, edhe shtrimet në spitale janë më të pakta.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.