Covid-19 në Itali, 7.224 raste të reja nga 220 mijë testime, 49 vdekje në 24 orët e fundit

Janë 7,224 raste të reja të Covid-19 të identifikuar në Itali në 24 orët e fundit nga 220,656 tamponë të kryer, kundrejt 7,260 infeksioneve për 206,531 teste të enjten. 49 vdekje u regjistruan në një ditë, pak më poshtë nga 55 në 24 orët e mëparshme. Shkalla e pozitivitetit qëndron në 3.27%, pak më poshtë nga 3.5% të enjten. Të shëruarit sot janë 6,211.

Kujdesi intensiv zvogëlohet – Janë 455 pacientë të shtruar në kujdes intensiv për Covid në Itali, ulur me pesë njësi në krahasim me një ditë më parë në bilancin midis hyrjeve dhe daljeve. Pranimet ditore janë 26 (dje ishin 40). Të shtruarit me simptoma në pavionet e zakonshme janë 3,692 (+65).

Në 24 orët e fundit janë administruar 234 mijë doza (124 mijë të para + 111 mijë të dytat). Në javën e fundit, u injektuan mesatarisht 206 mijë doza në ditë (111 mijë të para + 96 mijë të dyta). Me këtë ritëm, objektivi i qeverisë (80% e personave mbi 12 vjeç me një cikël të plotë) do të arrihet në dy muaj e 27 ditë (15 nëntor).

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *