Covid-19 në Itali, 776 raste të reja dhe 24 vdekje në 24 orët e fundit. Shtohen të shëruarit

Në 24 orët e fundit Italia ka regjistruar 776 raste të reja me koronavirus për 185,016 teste të kryera (të martën kishte 679 për 190,635 teste).

Kjo u zbulua nga Ministria italiane e Shëndetësisë, sipas së cilës vdekjet janë 24 në 24 orët e fundit. Vazhdon rënia e shtrimeve në spital (-83) dhe në kujdesin intensiv (-23). Të shëruarit janë 3.135. Shkalla e pozitivitetit është 0.4%, thelbësisht e qëndrueshme krahasuar me 0.3% një ditë më parë.
Shtohen të shëruarit

Numri i përgjithshëm i infeksioneve që nga fillimi i pandemisë në Itali arrin në 4,259,909. Të shtruarit në spital me simptoma janë 1,593. Në kujdesin intensiv ka gjithsej 247 pacientë (çdo ditë ka 4 pranime) ndërsa në izolim në shtëpi ka 48,601 persona.

Aktualisht pozitivë në Itali janë 50 441 persona, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë. Numri i njerëzve të rikuperuar nga Covid në Itali po rritet, me 3,135 njerëz të konfirmuar në 24 orët e fundit për një total prej 4,081,902 që nga fillimi i pandemisë: të martën shifra ishte 2,493.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *