COVID-19 në Itali, afro 24 mijë të infektuar gjatë 24 orëve t% fundit, ja sa ishin viktimat

Situata e COVID-19 vijon të jetë e njëjtë në Itali, ku gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 23.904 persona të infektuar.

Fatkeqësisht, nuk kanë mundur të fitojnë betejën me sëmundjen, 467 qytetarë, duke e dërguar numrin total të viktimave që prej fillimit të pandemisë në 109.346.

Lajmi mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur të shëruar 23.744 qytetarë, ndërsa që prej fillimit të pandemisë janë shëruar 2.913.045 persona.

Rajoni më problematik deri më tani paraqitet Lombardia, me 3.943 persona të infektuar.

Sa i përket të dhënave të qyteteeve, në Milano ka 981 raste, Bergamo 241, Brescia 570, Como 206, Cremona 212, Lecco 171, Lodi 94, Mantua 243, Monza dhe Brianza 467, Pavia 203, Sondrio 75, Varese 388.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *