COVID-19 në Itali, bie ndjeshëm numri i infektimeve, regjistrohen 36 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orët e fundit, janë shënuar 907 të infektuar. Pra ka një ulje të numrit të infektimeve, krahasuar me një ditë më parë, ku u regjistruan 1.390 persona.

Nga krahu tjetër, numri i fataliteteve nga virusi në 24 orë është 36, duke e çuar numrin në total që prej fillimit të pandemisë në 127.038.

Numri i shtrimeve në njësitë intensive ka rënë gjithashtu, ndërsa situata e COVID-19 aktualisht në Itali po paraqitet e qëndrueshme dhe e stabilizuar, shkruajnë mediat italiane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *