COVID-19 në Itali, bie ndjeshëm numri i viktimave, regjistrohen 1010 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

ITALI

Autoritetet shëndetësore në Itali, kanë publikuar të dhënat e tjera të COVID-19 atje.

Sipas njoftimit, gjatë 24 orëve të fundit në vendin fqinj, janë regjistruar 1010 persona të infektuar me virusin. Nga krahu tjetër, numri i viktimave ka rënë, duke u ulur në 14, nga 24 që u regjistruan një ditë më parë.

Në njoftim sqarohet më tej, se aktualisht 180 pacientë në të gjitha spitalet e vendit ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv.

Në të gjithë territorin italian, aktualisht rastet aktive janë 41.840, ndërsa thuhet, se shumica prej tyre janë karantinuar në shtëpi dhe një numër i vogël ndodhet në spital për trajtim më të specializuar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.