
Autoritetet shëndetësore në Itali kanë përditësuar të dhënat e fundit e COVID-19 atje.
Sipas mediave italiane, gjatë 24 orëve të fundit në Itali janë regjistruar 1.325 të infektuar, ndërsa viktimat nga virusi janë 37.
Ky numër, që nga shpërthimi i pandemisë në territorin italian, ka shkuar në 127.190. Lajmi mirë është, që gjatë këtij intervali kohor, janë shpallur të shëruar 4.533 qytetarë.
Spitalet e vendit po pranojnë më pak pacientë sipas autoriteteve, ndërsa dhe situata e virusit përtej Adriatikut po paraqitet më e stabilizuar, raportojnë mediat italiane.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al