Covid-19 në Itali, raportohen 5188 raste të reja dhe 63 vdekje në 24 orët e fundit

Në Itali janë regjistruar 5,188 raste të reja me koronavirus në 717,311 tamponë të kryer. Norma e pozitivitetit qëndron në 0.7%, nga 1.2% të martën. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 63 vdekje.

Njësitë e terapisë intensive kanë rënë me 4, ndërsa 37 pacientë të tjerë janë shtruar në pavijonet e tjera të Covid.
Janë 381 pacientë në terapi intensive, ndërsa pranimet ditore, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë së Italisë, janë 31 (e martë 34). Të shtruarit me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 3029.

Aktualisht pozitive janë 85,287 (+840). Që nga fillimi i pandemisë, totali i rasteve është 4,782,802 dhe 132,224 vdekje. Personat që kanë dalë nga spitali dhe të shëruarit janë 4,565,291.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *