COVID-19 në Itali, rriten infektimet, regjistrohen 121 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Janë regjistruar 3.937 raste të reja me COVID-19 në Itali. Lajmi bëhet i ditur nga autoritetet e vendit fqinj, të cilat përmes një njoftimi zyrtar theksojnë se janë shënuar gjatë 24 orëve të fundit 121 vdekje nga virusi, duke e çuar numrin e përgjithshëm që prej fillimit të pandemisë në 125.622.

Lajmi mirë është se të shëruarit në një ditë janë 11.930.

Aktualisht në të gjithë territorin italian, rastet aktive me virusin janë 260.029, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve është 4.201.827. Sa i përket rajoneve, ai i Lombardisë ka numrin më të madh të infeksioneve me 666, e ndjekur nga Capmania me 483 dhe Siçilia me 375.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *