Covid-19 në Itali, shënohen mbi 155 mijë infeksione të reja, 389 vdekje në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit në Itali janë shënuar 155.697 raste të reja me Covid nga 1.039.756 tamponë të kryer (të mërkurën të infektuarit ishin 167.206 me 1.097.287 testime).

Norma e pozitivitetit qëndron në 15%, nga 15.2% një ditë më parë. Vdekjet ditore janë 389, duke e çuar totalin e vdekjeve që nga fillimi i pandemisë në 145,159. Ndërkohë të shëruarit janë 165.779.

Vazhdojnë të bien shtrimet në repartet intensive dhe të zakonshme në spital. Janë 1645 persona në terapi intensive, 20 më pak se të mërkurën në balancën midis hyrjeve dhe daljeve. Shtrimet ditore janë 125. Të shtruarit me simptoma në pavijonet e zakonshme janë 19853, pra 148 më pak se dje. Aktualisht pozitivët janë 2,706,453, duke rënë me 10,128 në 24 orët e fundit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.