COVID-19 në Itali, ulen ndjeshëm shifrat e infektimeve dhe viktimave. Ja sa u regjistruan gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Itali, kanë njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9.148 raste të reja infektimesh me COVID-19.

Sipas njoftimit, ka një ulje të lehtë të shifrave, krahasuar një ditë më parë, ku u regjistruan 12.965 të infektuar.

Nga krahu tjetër, këto 24 orët e fundit nuk kanë mundur ta fitojnë betejën me virusin 144 qytetarë, 82 të vdekur më pak krahasuar me një ditë më parë, ku u regjistruan 226 viktima.

Ndërsa në total, që prej fillimit të pandemisë janë regjistruar 121.177 viktima.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *