COVID-19 në Itali, viktimat mbeten ende në shifra të larta, zbulohen masat deri më 30 prill

Bilanci i sotëm në Itali flet për një situatë të qëndrueshme nga dita e djeshme. Viktimat mbeten në numër të lartë, 457, ndërkohë që dje ishin 460.
Në rritje të lehtë janë raportuar rastet e infektimeve, me pothuajse 24 mijë pozitivë, ndërkohë që mbetet e i pandryshuar niveli i pozitivitetit, në 6.8%.

Spitalet ndodhen në një gjendje kritike sipas autoriteteve, ku terapitë intensive ndodhen sipër pragut kritik të 39% të popullimit.

Sërish Lombardia mbetet në krye të renditjes së rajoneve më të goditura nga COVID-19, me 5077 raste, e ndjekur sot nga Emilja Romanja, Pulia dhe Veneto.

Ndërkohë qeveria ka vendosur që deri më 30 prill masat nuk do të lejojnë hapjen e restoranteve, bareve, kinemave dhe teatrove, ndërkohë që për shkollat fillore është vendosur që ato do të rifillojnë aktivitetin edhe në zonat “e kuqe”, që nga dita e sotme janë Friuli, Piemonte, Emilja-Romanja, Lombardia, Pulia, Valle d’Aosta, Marke, Trento, Veneto, të cilëve iu shtuan Toskana dhe Kalabria.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *