COVID-19 në Japoni, Tokio në situatë të rëndë

23:31 09/09/2021

Kryeministri japonez Yoshihide Suga ka njoftuar zgjatjen e kufizimeve

Japonia ka  zgjatur kufizimet e COVID-19 në Tokio dhe rajone të tjera deri në fund të këtij muaji për të frenuar infektimet  dhe për të parandaluar mbingarkesën e spitaleve.

Teksa njoftoi masat, Kryeministri Yoshihide Suga tha se kjo mase është  e nevojshme për të forcuar një sistem mjekësor i cili gjendet  në vështirësi.

Sfida jonë përfundimtare tani është parandalimi i kolapsit të sistemit mjekësor, kështu që unë do t’i kërkoj administratës së re testimin  dhe trajtimin e hershëm për të moshuarit dhe ata me kushte paraekzistuese“, tha ai.

Japonia po lufton me valën e pestë të virusit. Numri i rasteve të rënda dhe ngarkesa e sistemit shëndetësor vazhdon të mbërthejë Tokion dhe zonat përreth. Masat e reja pritet të zgjasin deri më 30 Shtator.

Kufizimet e deritanishme janë përqendruar në mbylljen e disa ambienteve sipas disa orareve të vendosura nga autoritet lokale.

Qytetarët po nxiten të punojnë nga shtëpia dhe të shmangin udhëtimet sa më shumë që të jetë e mundur. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 1,834 raste pozitive me COVID-19.

Klan News

Burimi informacionit @TvKlan: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *