COVID-19 në Kosovë, 1 viktimë dhe 12 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar 12 persona të infektuar me COVID-19. Nga ana tjetër, është regjistruar një person i vdekur.

Këto rezultate janë konfirmuar pas testimit të mbi 1 mijë e 600 mostrave. Aktualisht, raste aktive në gjithë vendin janë 315.

“Nga 1.679 testime, 12 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.954. Në total numri i rasteve aktive është 315”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.