COVID-19 në Kosovë, 170 infektime dhe 4 viktima, mes tyre një 1 vjeçar, gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, kanë përditësuar shifrat e 24 orëve të fundit të infektimeve dhe viktimave nga COVID.

Sipas tyre, gjatë kësaj kohe në Kosovë, janë regjistruar 170 raste të reja, ndërsa fatkeqësisht, nuk kanë mundur të fitojnë betejën me virusin 4 qytetarë.

Lajmi i mirë është se janë shpallur të shëruar 389 qytetarë.

Njoftimi i plotë:

389 TË SHËRUAR DHE 170 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 2.545 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 170 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Ferizaj 1 rast (78 vjeç), Mitrovicë 1 rast (67 vjeç), Podujevë 1 rast (42 vjeç), Prishtinë 1 rast (1 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 106.192 raste nga 549.286 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.202 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 389 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 97.057 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.933.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 35 raste, Leposaviq 19 raste, Prizren 14 raste, Gjilan 12 raste, Ferizaj 11 raste, Mitrovicë 11 raste, Gjakovë 9 raste, Klinë 7 raste, Pejë 7 raste, Podujevë 7 raste, Fushë-Kosovë 6 raste, Vushtrri 6 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Istog 4 raste, Drenas 3 raste,
Malishevë 3 raste, Kaçanik 2 raste, Obiliq 2 raste dhe me nga një rast komunat Junik, Lipjan dhe Suharekë.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *