COVID-19 në Kosovë, 2 viktima dhe 66 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 2 viktima dhe 66 raste të reja të infektuarish me virusin. Sa i përket të shëruarave ato janë 221, duke e dërguar numrin që prej fillimit të pandemisë në 153.893.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

29 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 13.414 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.312.912 doza të vaksinës.

Deri më sot 520.182 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 4.363 testime, 66 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 221 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 153.893.

Në total numri i rasteve aktive është 3.185.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *