COVID-19 në Kosovë, 55 infektime dhe 2 viktima gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 55 raste të reja me COVID-19.

Numri i viktimave nga virusi është ndalur në 2, ndërsa të shëruar në 24 orë janë 331.

Njoftimi i plotë:

331 TË SHËRUAR DHE 55 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 3.134 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 2 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (73 vjeç), Skenderaj 1 rast (63 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 107.120 raste nga 582.797 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.237 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 331 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 100.943 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.940.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 17 raste, Gjakovë 8 raste, Mitrovicë 5 raste, Podujevë 5 raste, Pejë 4 raste, Prizren 4 raste, Gjilan 3 raste, Malishevë 2 raste, Vushtrri 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë-Kosovë, Kaçanik, Obiliq, Suharekë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!

Mbani higjienën!

Respektoni distancën!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *