COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë dhe 10 infektime gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, kanë publikuar të dhënat e përditësuara të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur të infektuar 10 qytetarë, ndërsa fatmirësisht në këtë interval kohor nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi.

Lajmi i mirë është, që janë shpallur 134 qytetarë të shëruar, ndërsa numri i rasteve aktive, aktualisht në Kosovë është 1.074.

Njoftimi i plotë:

07 Qershor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 667 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 80.803 doza të vaksinës.

Nga 2.277 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 134 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 104.188.

Në total numri i rasteve aktive është 1.074.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *