COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë dhe 11 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Kosovë janë konfirmuar 11 raste të reja me koronavirus.

Nga ana tjetër, për fat të mirë nuk është shënuar asnjë i vdekur nga virusi.

“Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.651.845 doza të vaksinës. Deri më sot 775.898 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.734 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19”, thuhet në njoftim.

Sot janë shëruar 8 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.941.

Në total numri i rasteve aktive është 317.

Ministria e Shëndetësisë në vazhdimësi është duke u bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër COVID-19. Në Kosovë janë duke u dhënë dy lloje të vaksinës kundër COVID-19, Pfizer dhe Astra Zeneca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *