COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë dhe 25 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë në Kosovë, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vend, janë shënuar 25 persona të infektuar me virusin.

Nga krahu tjetër, për fat të mirë, gjatë këtij intervali kohor, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Më tej, në njoftim thuhet se vetëm 1 qytetar është shpallur i shëruar, ndërsa në total, numri i rasteve aktive është 161.

Njoftimi i plotë:

25 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.149 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 357.920 doza të vaksinës.

Deri më sot 108.700 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.102 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot është shëruar 1 qytetar, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.591.

Në total numri i rasteve aktive është 161.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *