COVID-19 në Kosovë, asnjë viktimë dhe 7 të infektuar gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë publikuar të dhënat e fundit të ecurisë së COVID-19 atje.

Në njoftimin zyrtar thuhet se gjatë 24 orëve të fundit kanë rezultuar pozitivë 7 qytetarë. Nga krahu tjetër, për fat të mirë, nuk është regjistruar asnjë viktimë.

Sa i përket të shëruarve ato janë 2, ndërsa numri i përgjithshëm i tyre, që prej fillimit të pandemisë është 105.536.

Njoftimi i plotë:

18 Korrik 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 2.202 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 2 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.536.

Në total numri i rasteve aktive është 103.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *