COVID-19 në Kosovë, bie numri i infektimeve, regjistrohet 1 viktimë gjatë 24 orëve të fundit

Autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë përditësuar të dhënat e fundit sa i përket ecurisë së COVID-19 atje.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 14 raste të reja pozitive, ndërsa nga krahu tjetër, fatkeqësisht, nuk ka mundur ta fitojë betejën me virusin një qytetar nga Rahoveci.

Lajmi mirë është që gjatë 24 orëve të fundit janë shpallur 93 qytetarë të shëruar.

Njoftimi i plotë i autoriteteve shëndetësore në Kosovë:

93 TË SHËRUAR DHE 14 RASTE ME COVID-19!

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.904 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 14 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna: Rahovec 1 rast (71 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 107.258 raste nga 593.728 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.240 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 93 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 101.467 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.551.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 4 raste, Ferizaj 2 raste, Mitrovicë 2 raste dhe me nga një rast komunat Deçan, Fushë-Kosovë, Gjakovë, Gjilan,
Kaçanik dhe Vushtrri.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën! Respektoni distancën!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *