COVID-19 në Kosovë, mbi 150 të infektuar dhe asnjë viktimë gjatë 24 orëve të fundit

covid 19 ne kosove mbi 150 te infektuar dhe asnje viktime gjate 24 oreve te fundit
covid 19 ne kosove mbi 150 te infektuar dhe asnje viktime gjate 24 oreve te fundit

Janë rritur sërish numri i personave të infektuar nga COVID-19 në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 152 persona të infektuar.

Nga ana tjetër, për fat të mirë, nuk është shënuar asnjë viktimë nga virusi.

Sot janë shëruar 20 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158 mijë e 102.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

06 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.102 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.683.758 doza të vaksinës.
Deri më sot 786.859 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 5.474 testime, 152 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.
Sot janë shëruar 20 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.102.
Në total numri i rasteve aktive është 872.
Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:
https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts