Covid-19, në SHBA rekord viktimash, 3 887 në 24 orët e fundit

Të paktën 3 887 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e COVID-19 duke e çuar numrin total të viktimave në mbi 647 000 nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA, sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Sipas të dhënave të përpiluara nga Universiteti “Johns Hopkins” numri i personave të infektuar nga COVID-19 ka tejkaluar 39 842 000 ndërsa numri i personave që kanë humbur jetën ka arritur në 647 593.

Me mbi 4 405 000 mijë raste, Kalifornia renditet e para në vend ndërkohë pasohet nga Teksasi me mbi 3 686 000 dhe Florida me mbi 3 352 000.

Po ashtu me 66 301 viktima, Kalifornia renditet e para në SHBA për sa i përket numrit më të lartë të viktimave nga COVID-19 dhe ndiqet nga Teksasi me 57 995 viktima dhe Nju Jorku me 54 361 viktima.

Sipas të dhënave nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), e cila ndjek statistikat për vaksinimin kundër COVID-19 në SHBA mbi 74 për qind e popullatës së rritur kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Në vend, mbi 206 461 000 persona kanë marrë dozën e parë ndërsa mbi 175 538 000 të tjerë dozën e dytë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.