Covid-19 nuk ka të ndalur/ Ukraina pret një valë të re në shkurt

Oleksiy Danilov, sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës , tha se vendi pret që një valë e re të fillojë në shkurt, raporton media lokale Ukrinform .

“Nga sot situata është nën kontroll. Vala e katërt në vazhdim po bie tani, ne po e ndjekim. Ne presim që vala e radhës të fillojë më 10-15 shkurt. Gjithçka varet nga ritmi i vaksinimit”, tha Danilov.

Ukraina përjetoi raste të larta në fund të tetorit dhe fillim të nëntorit, me infeksione ditore ndonjëherë duke arritur në 27,000.

Por në javët e fundit epidemia është zvogëluar. Ukraina raportoi 6,363 raste Covid në 24 orët e fundit, raportoi Ukrinform, një rënie prej 36% nga 9,895 raste të reja të mërkurën dy javë më parë.

301 persona të tjerë vdiqën nga shkaqe të lidhura me Covid të mërkurën, 37% më pak nga 480 persona të mërkurën dy javë më parë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.