Covid-19 nuk ndal festimet e Vitit të Ri në Britaninë e Madhe/ Të rinjtë mbushin rrugët dhe klubet e natës

BRITANI E MADHE

Britania e Madhe ashtu si e gjithë Europa po përballet me një rritje të lartë të infektimeve për shkak të Covid-19 me mbi 100 mijë raste ditore.

Por kjo nuk i ka ndaluar qytetarët britanikë të “shfrenohen” në natën e ndërrimit të viteve. Miliona britanikë festuan në bare dhe klube nate në Angli, ku festimet vijuan deri në orët e para të mëngjesit.

Megjithëse Skocia dhe Uellsi kishin kufizime të ashpra ndaj koronavirusit, qytetarët u dyndën përtej kufirit, për të shijuar Vitin e Ri.
Në Londër, mijëra njerëz u rreshtuan në brigjet e lumit Tamiz për të parë fishekzjarrët e kryeqytetit dhe shfaqjen e dronëve.

Në një klub nate në Mançester, rreth 10,000 qytetarë pritej të festonin deri në orën 4 të mëngjesit, megjithëse pati disa përleshje në Neëcastle, me një person që u largua nga policia.

Ndërkohë, pasi u detyruan të mbylleshin sipas kufizimeve të bllokimit të vitit të kaluar, shumë bare dhe klube në Liverpool dukeshin të zënë me qytetarë këtë mbrëmje.

Duke shkruar në Daily Mail, Sekretari i Shëndetësisë tha se çdo frenim i ri i lirive duhet të jetë “një mjet i fundit absolut”, duke shtuar se vendi është në “një pozicion shumë më të fortë” në fillim të vitit 2022 sesa ishte 12 muaj më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published.