COVID-19 nuk njeh limite, mbërrin në territorin që nuk kishe shënuar asnjë të infektuar

Kaledonia e Re, territori përtej detit i Francës dhe një nga vendet e pakta në planet që nuk kishte shënuar asnjë të infektuar me COVID-19, por tani është drejt mbylljes për shkak të zbulimit të nëntë rasteve të reja. Prezenca e koronavirusit në arkipelagun francez u zbulua pasi një drejtor shkolle u sëmur në ishujt Wallis dhe Futuna, e pas tij, autoritetet nisën të bënin gjurmimin epidemiologjik dhe testimin e banorëve.

“Sipas indikacioneve fillestare, pacienti përjetoi simptoma në mes të shkurtit dhe mund të kishte qenë ngjitës në Wallis dhe Futuna nga fundi i janarit”, u tha gazetarëve Thierry Santa, kreu i qeverisë lokale.
Nuk kishte kufizime të udhëtimit midis dy territoreve franceze, por secili person duhej të ishte në karantinë në mënyrë rigoroze për 14 ditë pasi të kthehej nga zonat e tjera.

Ishujt më parë kanë parandaluar me sukses transmetimin e koronavirusit, sëmundje e cila ka arritur thuajse në çdo cep të globit. Kujtojmë se Kaledonia e Re, e vendosur në brigjet veriperëndimore të Australisë, u bë territori francez në vitin 1853.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *