COVID-19, OBSH nis sërish inspektorët drejt Kinës

Organizata Botërore e Shëndetësisë po fillon një hetim të ri mbi origjinën e Covid-19, muaj pasi një hetim i mëparshëm mbaroi pa nxjerrë ndonjë  përfundim të rëndësishëm, sipas një raporti.

”OBSH po mbledh një ekip prej rreth 20 shkencëtarësh të cilët do të ngarkohen me gjetjen e provave të reja në Kinë dhe gjetkë”, shkroi ”Wall Street Journal”.

Grupi do të shqyrtojë nëse virusi doli nga një laborator, një teori që është hedhur poshtë me zemërim nga Kina.

Në muajin dhjetor të 2020, hetuesit e OBSH-së vizituan Wuhanin, vendi ku ndodhi shpërthimi i parë i virusit.

Por, raporti i tyre i marsit 2021 pohoi se ata morën informacione të pamjaftueshme nga shkencëtarët kinezë për t’iu përgjigjur pyetjeve kryesore në lidhje me origjinën e Covid-19.

Në gusht, agjencitë e zbulimit sekret amerikan lëshuan një raport të veçantë ku thuhej se nuk mund të nxirrnin përfundime të rëndësishme në lidhje me origjinën e Covid-19.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *