COVID-19, Pandemia uli jetëgjatësinë në nivelin e Luftës së II Botërore

Pandemia ka zvogëluar jetëgjatësinë në Evropën Perëndimore në një masë që nuk është parë që nga Lufta e Dytë Botërore, sipas një studimi nga Universiteti i Oksfordit, i botuar në ”International Journal of Epidemiology”.

Autorët e studimit kanë mbledhur një bazë të dhënash nga 29 vende, të cilat janë publikuar në regjistrat zyrtarë të vdekjeve për vitin 2020, dhe që përfshijnë pjesën më të madhe të Evropës, SHBA dhe Kilit.

Autorët zbuluan se 27 nga 29 vendet panë ulje të jetëgjatësisë në vitin 2020, në një masë që fshiu vitet e përparimeve në këtë fushë.

U zbulua se gratë në 15 vende dhe burrat në 10 vende kishin një jetëgjatësi më të ulët në vitin 2020 sesa në 2015, vit që tashmë ishte ndëshkuar nga një sezon shumë i rëndë gripi.

“Për vende si Spanja, Britania e Madhe, Uellsi, Italia dhe Belgjika, hera e fundit që u pa një rënie kaq e madhe e jetëgjatësisë ishte vetëm në Luftën e Dytë Botërore”, theksoi bashkautori i studimit, José Manuel Aburto.

Rënia më e madhe, u pa tek meshkujt në SHBA me 2,2 vite nga nivelet e vitit 2019, e ndjekur nga burrat në Lituani (1,7 vite).

“Ndërsa ne e dimë se ka disa probleme që lidhen me numrin e vdekjeve nga COVID -19, fakti që rezultatet tona nxjerrin në pah një ndikim kaq të madh i atribuohet pandemisë, e cila ka qenë një goditje shkatërruese për shume shtete”, shtoi Ridhi Kashyap, drejtuesi i grupit të studimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *