COVID-19 përhapet në Kore, Kim Jong-un merr masa, shkarkon nga detyra disa nga zyrtarët e lartë

Koreja e Veriut dyshohet se po përballet nga një valë infektive të COVID-19.

Për këtë arsye, lideri suprem Kim Jong-un, ka marrë masa, duke shkarkuar nga detyra drejtuesit e lartë, që sipas tij, janë përgjegjës të shkaktimit të kësaj gjendjeje. Koreja ka mbyllur kufijtë e saj për të mbajtur larg virusin, por kjo ka shkaktuar një krizë të rëndë ushqimore në vend.

Situatën e rëndë e ka pranuar dhe vetë Kim Jong-un, i cili ka thënë se vendi po përballet me mungesë ushqimesh. Çmimet nga njëra anë janë rritur ndjeshëm, me një pako kafe që kushton diku te 100 dollarë.

Nga u bazua Kim për marrjen e këtij vendimi

Duke i neglizhuar vendimet e rëndësishme nga partia që bënin thirrje për masa organizative, materiale, shkencore e teknologjike për ta përkrahur punën e gjatë ani-epidemike përballë një krize botërore shëndetësore, zyrtarët e ngarkuar kanë shkaktuar një incident të rëndë që ka krijuar një krizë të madhe për sigurinë e vendit dhe popullit të tij”, citohet të ketë thënë Kim Jong-un në një takim të byrosë politike të partisë në pushtet, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, KCNA.

Kjo agjenci nuk e shpjegoi natyrën e shkeljeve, por analistët besojnë se shpërthimi i liderit në gjuhë të ashpër është shenjë se Koreja Veriore nuk është më pa raste të Covid-19, shkruan The Guardian, transmeton Gazeta Express.
Koreja Veriore i mbylli kufijtë e vet me Kinën dhe Rusinë në fillim të pandemisë, i ndërpreu udhëtimet ndërkombëtare ajrore dhe vendosi kufizime të rrepta për udhëtimet e brendshme. Vendi komunist i ka thënë Organizatës Botërore të Shëndetësisë se nuk ka regjistruar asnjë rast me Covid-19 pas testimit të mbi 30.000 personave.
Por ky pretendim është pritur me skepticizëm nga komuniteti ndërkombëtar. Ekspertët kanë paralajmëruar se shërbimi shëndetësor në këtë shtet nuk është i pajisur mirë për t’u përballur me ndonjë përhapje masive të virusit, shkruan media shtetërore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *