COVID-19, Pfizer/BioNTech fillojnë testimin për nën 11-vjeçarët

Vaksina e koronavirusit të Pfizer/BioNTech tani po testohet tek fëmijët e moshës midis 6 muajsh dhe 11 vjeç, tha një zëdhënës i BioNTech.

Deri tani, vaksina Covid-19, e zhvilluar së bashku nga kompania me bazë në Mainz dhe gjiganti farmaceutik amerikan, ka marrë miratimin me kusht për adoleshentët e moshës 16 vjeç e lart.

Subjektet e para të moshës 11 vjeç e poshtë morën dozat e para të vaksinës të enjten si pjesë e fazës së parë të studimit.

“Nëse siguria dhe efikasiteti konfirmohen dhe autoritetet japin miratimin, vaksina mund të jetë në dispozicion për fëmijët më të vegjël në fillim të vitit 2022”, thanë kompanitë. Vaksina tashmë është duke u testuar tek fëmijët midis moshës 12 dhe 16 në provat e fazës së tretë.

Rreth 2 259 fëmijë në këtë grupmoshë raportohet të marrin pjesë në këtë studim. Të dhënat do të publikohen së shpejti.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *