COVID-19, Polonia: Asnjë arsye për të ndaluar përdorimin e AstraZeneca

Polonia nuk ka parë ndonjë situatë që tregon se përdorimi i vaksinës AstraZeneca kundër Covid-19 duhet të ndalet, deklaruan burime pranë qeverisë.

Duke folur në TV publik, Michal Dworczyk, i cili është komisioneri qeveritar për programin e vaksinimit, tha se ”vendet që kishin pezulluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca e kishin bërë këtë për shkak të ngjarjeve që kishin ndodhur atje, por që Polonia nuk kishte pësuar ndonjë efekt negativ që të ndërpriste vaksinimin”.

Danimarka, Gjermania, Franca, Italia dhe Spanja janë disa nga vendet që kanë pezulluar përdorimin e vaksinës së AstraZeneca pas raporteve që disa njerëz që kishin marrë vaksinën kanë vuajtur nga mpiksjen e gjakut.

Deri më tani, më shumë se gjysmë milioni njerëz në Poloni janë vaksinuar kundër Covid-19 me vaksinën AstraZeneca dhe zyrtarët nuk kanë plane për të ndaluar përdorimin e saj.

Dworczyk theksoi se asnjë institucion, as polak dhe as europian, nuk kishte dhënë udhëzime mbi ndërprerjen e vaksinës AstraZeneca.

Ai theksoi se nëse Agjencia Europiane e Barnave rekomandon ndërprerjen e përdorimit, atëherë qeveria polake do të veprojë “menjëherë”.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *