COVID 19, Polonia hap spitale shtesë urgjence

Qeveria polake njoftoi sot hapjen në vijim të spitaleve shtesë të urgjencës për përballimin e përshpejtimit shumë të madh të rasteve COVID-19.

Ministri polak i Shëndetësisë, Adam Niedzielski, fajësoi variantin britanik për hovin e rasteve, duke thënë se “varianti më ngjitës i COVID-19 ishte përgjegjës për rreth 60 deri në 80 % të të gjitha rasteve të reja”.

Në planin afatgjatë, numri i shtretërve spitalorë për pacientët COVID-19 pritet të dyfishohet, sipas qeverisë.

Për momentin, autoritetet thonë se më shumë se 23 000 pacientë Covid po trajtohen në spital.

Prej tyre, më shumë se 2 300 kanë nevojë për ventilator.

Masat më të ashpra antiCOVID-19 hynë në fuqi sot në vend/ATSH

PĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e grupit “Balkanweb” mjafton tĂ« klikoni: Join Group dhe kĂ«rkesa do t’ju aprovohet menjĂ«herĂ«. Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : www.botasot.al

Spread the love

Similar Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *